Mesi: “Nuk e hoqa bluzën për provokim, por për tifozët e Barcelonës”

Lionel Mesi, mbas ndeshjes drithërruese që Barcelona e fitoi 3-2 në “Santigago Bernabe” ndaj Realit të Madridit, në një prononcim për median, ndër të tjera, përmendi edhe heqjen e bluzës së tij nga trupi, duke deklaruar se ai nuk kishte ndërmend që të provokonte dikë. “Bluzën unë e hoqa jo që të bëja ndonjë provokim, por vetëm që të nderoja tifozët e Barcelonës që ndodheshin, diku lart në tribunat e stadumit. Në ato momente, mua nuk më shkonte mendja te kundërshtarët, por vetëm te tifozët tanë”, vuri në dukje Mesi i cituar nga gazeta spanjolle “El Pais”. Ky futbollist argjentinas, për heqjen e bluzës, mori kartonin e verdhë, por më e rëndësishme për të ishte se ai ndërpreu serinë prej tre vitesh që nuk shënonte në “El Klasiko”, duke aritur golin e tij jubilar të 500-të në karrierën e tij.

Sfidanti.al