Stadiumi i Ajaksit që, deri tani, njihej si “Amsterdam Arena”, në të ardhmen, do të mbajë emrin e futbollistit legjendar holandez, Johan Krojf. Që nga dje, zyrtarisht, me vendim të kryetarit të Bashkisë së Amsterdamit, si edhe me mbështetjen e plotë të kryesisë së klubit të Ajaksit, stadiumi në fjalë do të quhet “Johan Krojf Arena”.
“Me një vendim të njëzëshëm, stadiumi i Amsterdamit do të mbajë emrin e futbollistit më të madh të të gjitha kohërave të këtij qyteti, të klubit të Ajaksit dhe të gjithë Holandës, Johan Krojf. Kjo është diçka që ne duhet ta bëjmë për të nderuar këtë legjendë të përjetshme”, deklaroi kryesia e Ajaksit.
Sfidanti.al