Neymar beson tek format antike të kurimit për t’u rikthyer në formën më të mirë në pjesën e mbetur të sezonit dhe për të ndihmuar Barcelonën që të arrijë objektivat e saj. Sulmuesi brazilian iu nënshtrua procesit të vendosjes së kupave në shpinë, dicka që është praktikuar më parë edhe në vendin tonë. Duke përdorur rrjetet sociale, Neymar publikoi një foto ku ishte i shtrirë përmbys i ‘pushtuar’ nga ‘kupat thithëse’ në shpinë dhe krahë për të krijuar një vakuum. Supozohet se kjo kurë do t’i lehtësojë atij dhimbjen, infiamacionin dhe do të ndihmojë në një qarkullim më të mirë të gjakut. Neymar është i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle dhe do të zbresë në fushën e lojës ditën e shtunë kur Barcelona do të luajë derbin me Espanyol në Cornella.
sfidanti.al