Ditën e djeshme u hodh shorti i turit të parë kualifikues të Conference League, që vuri përballë Partizanit maltezët e Marsaxlokk. Fillimisht ishte planifikuar që ndeshja e parë të luhej në Maltë, por më pas ka pasur një ndryshim dhe sfida e parë do të luhet në “Air Albania” në 11 korrik.
“Klubi konfirmon ndryshimin e axhendës së përballjes së parë të vlefshme për raundin e parë të Uefa Europa Conference League. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar UEFA ka përcaktuar se ndeshja e parë në program datë 11 Korrik do të zhvillohet në Tiranë. Përballja Partizani – Marsaxlokk do të luhet në stadiumin “Air Albania” ora 20:00. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Maltë në datë 18 Korrik”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
sfidanti.al