Mbappe mungon kundër Holandës

Lajm i keq për Francën. Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, kombëtarja e drejtuar nga Didier Deschamps do të duhet të bëjë pa Kylian Mbappen në ndeshjen e ardhshme të Euro 2024 kundër Holandës. Pas thyerjes së hundës në ndeshjen e parë kunër Austrisë, kapiteni i “Les Bleus” pritet të mungojë në dy ndeshjet e fundit të grupit, për t’u rikthyer në fushë në ndeshjet e radhës, sigurisht nëse “gjelat” kalojnë në fazën me eliminim direkt.

sfidanti.al