Egnatia kundër PAOK në raundin e dytë

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti i turit të dytë kualifikues të Champions League. Egnatia, skuadra kampione e Shqipërisë, do të luajë kundër boshnjakëve të Borac Banja Luka në turin e parë. Nëse skuadra rrogozhinase arrin që të kalojë me sukses këtë pengesë, atëherë në turin e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube do të ketë përballë grekët e PAOK-ut. Egnatia luan për herë të parë në historinë e klubit në Champions dhe do të mundohet që të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në këtë event.

sfidanti.al