Përse trajneri i Partizanit dekalron me zë të lartë se titulli kampion nuk duhet të vendoset nga arbitrat?
Sepse të gjithë e dinë, madje edhe më mirë vetë Starova, se arbitrat kur bëjnë gafa parimore i kanë të komanduara nga lart dhe nuk bëjnë me kokën e tyre…
Përse presidenti Duka është zemëruar kaq shumë me arbitrat sa ka dënuar Jeminin dhe Koçin, dy arbitra me stemë?
Sepse kanë dalë nga rruga e “Zotit”, pra nga shinat që u ka bërë i madhi, kur Jeminia kuzohet se ka ndihmuar në ilegalitet Partizanin, kurse Koçi …se nuk ka ndihmuar , madje i ka prishur punë Kukësit…
Përse trajneri i Vllaznisë , Cungu që vetëm një javë më parë ishte krenar për çunat, në Vlorë ka thënë se “ futbollistën luajtën pa dëshirë”?
Sepse Vllaznia ndaj Flamurtarit jo vetëm që nuk kishte dëshirë, por sikur e kishte të ndaluar edhe të sulmonte portën .
Përse trajneri Gjoka i Kukësit thotë se gara për titull është e egër por rivalët nuk na trembin?
Sepse për trajnerët nuk është kaq e egër sa thuhet, por për presidentët është një lojë që të lodh këmbët dhe ..xhepat!
Përse Tirana nuk skquqet fare në kampionat edhe kur bëhet gati për një ndeshje turpi, si ajo me Kukësin që vetvritet me rotacion….
Sepse i kanë dhënë fjalën pronarët e kampionatit se turpin në kampionat do t’ia konvertojnë në “lavdi” në Kupë..