Shikoni foton zyrtare të Kombëtares! Mu në zemër të saj është vendosur presidenti Duka, dhe vija e mesit të fushës kalon poshte këmbëve te tij dhe jo tek trajneri Silvinjo. Mund të jemi i vetmi ekip finalist , i cili nuk arriti të bëj një foto natyrale , ku futbollistët të pozojnë vetëm me trajnerin. Mirë 8 vite më parë, kur presidenti zaptoi “derbin e meritës” me De Biazin, po pse e lajthit mëndja edhe këtën herë…
Një nga mrekullitë e këtij sezoni , për të cilën pak flitet, është se Silvinjo i dha përmasa te reja rolit të trajnerit të Kombëtares. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ku të gjithë të kemi një mëndje se heroi special i Kombetares nuk është më sipër në zyrë, nuk është as në fushë, por aty ku duhet te jete.. i ulur në stol!
Pyetja që bëjnë kundërtarët tanë grup, të parët italianët : a do të vazhdojë “samba” e Silvinjos dhe në Gjermani apo “trofeu” ishte kualifikimi? Sido që të ndodhë, e bardha apo e zeza në një grup të trazuar keq nga fati, këtë herë jemi togëzuar me këmbët në tokë dhe nuk fluturuam me dron si 8 vite më parë..
sfidanti.al