Partizani-Egnatia është finalja e këtij sezonin në Kategorinë Superiore dhe luhet të dielën më datë 26 maj në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Deri dy ditë përpara ndeshjes janë shitur rreth 6000 bileta në sektorët e të dyja skuadrave, teksa nga e shtuna pritet që interesi nga ana e tifozëve të kuq pritet të rritet ndjeshëm. Këta të fundit pritet të bëjnë “maxhorancën” në “Air Albania”. FSHF-ja, si organizatore e ndeshjeve të “Final 4” ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 26 majit, Partizani-Egnatia. Në sektorin N do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori S është i rezervuar për tifozët e Egnatias. Në tribunën kryesor, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët W 105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Egnatias. Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar. Biletat për finalen e madhe të 26 majit Partizani-Egnatia mund të blihen “online” në “ebileta.al”, si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stërmasi” në fashën orare 10:00-18:00. Çmimet e biletave nisin nga 1 mijë lekë të reja pas portave dhe shkojnë deri në 10 mijë lekë të reja në sektorin VIP më të privilegjuar
sfidanti.al