“Zotët” e maleve dhe baltës rikthehen këtë vit në edicionin e 19 për të përshkruar përsëri terrenin e vështirë të kodrave, maleve, shtigjeve dhe fshatrave shqiptarë. Rally Albania sjell mbi 250 pilotë nga vende të ndryshme të botës të cilët do të jenë pjesë e kësaj gare emocionuese, e cila jo vetëm sjell entuziazëm por edhe zhvillim ekonomik për zonat ku kalon. Këtë herë do të marrin pjesë fituesit e gjithë edicioneve, nga i pari tek i fundit, për të dhënë emocione të papërshkrueshme, për shkak edhe të përvjetorit të 20, idea e organizatorëve ka qenë të bëjë bashkë gjithë kampionët në këtë përvjetor. Përshkrohen mbi 500 fshatra shqiptarë dhe janë me dhjetra vendet turistike të cilat do të promovohen me anë të këtij aktiviteti, i cili përtej garës synon dhe promovimin e Shqipërisë. Gara nis në datën 9 Qershor nga kryeqyteti, për të vijuar me pas drejt Qeparosë, Korçës, Shingjinit dhe për t’u mbyllur në datën 15 Qershor në Tiranë.
sfidanti.al