Zgjedhjet parlamentare, anglezët do të votojnë nga Gjermania

Federata e Futbollit do të ndihmojë delegacionin e Anglisë në “Gjermani 2024” nëse ky i fundit kërkon të votojë në zgjedhjet e parakohëshme të lajmëruara nga Rishi Sunak. Kryeministri britanik, shpalli 4 korrikun si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Por në këtë histori ka edhe një detaj të vogël, i cili i ka shpëtuar kryeministrit pasi dita e zgjedhjeve do të paraprijë fazën çerekfinale të Euro 2024. Siç dihet prej 14 qershorit deri më 14 korrik në Gjermani do të mbahet Europiani i futbollit dhe në këtë periudhë kohore janë parashikuar që të largohen nga ishulli plot 500.000 tifozë (prej të cilëve 200.000 do të jetë skocezë) në drejtim të shtetit fqinj.

sfidanti.al