Broja dhe Asani në listën e Sylvinho-s

Armando Broja dhe Jasir Asani do të jenë pjesë e Shqipërisë në Europianin e verës. Dy sulmuesit kanë zbarkuar në Tiranë më herët se të tjerët. Lojtarët do të jenë pjesë e listës së Silvinjos, e cila do të bëhet publike të hënën e 27 majit. Shqipëria do të përfaqësohet nga 26 futbollistë në Europian. Futbollistët fillimisht do të grumbullohen në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja do të zhvillojë dy takime miqësore përpara nisjes së turneut. Kundër Lihtenshtejnit (3 qershor, 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor, 19:00), në “Haladas Sportkomplexum”.

sfidanti.al