Amir Kahrimanovic, ishte një nga lojtarët më të spikatur tek Erzenin në sezonin e fundit, që u mbyll me rënien e shijakasve në Kategorinë e Parë. Fantazisti kroat, është lojtar i lirë dhe pritet të qëndrojë në Superiore. Mësohet se futbollisti është në bisedime të avancuara me klubin e Vllaznisë. Marrëveshja duket shumë afër dhe firma është çështje ditësh. Kahrimahovic, ishte shumë afër transferimit te Vllaznia edhe një vit më parë, por asokohe, një marrëveshje mes palëve nuk u arrit dhe ai u rikthye në Shijak.
sfidanti.al