Tirana planifikon revolucion në mbrojtje

Te Tirana janë të bindur që mbrojtja duhet të bëhet nga e para. Bardheblutë me shumë mundësi do të “shkrinë” të gjithë repartin e prapavijës dhe do ta bëjnë nga e para. Paraqitja zhgënjyese e lojtarëve ka bërë që Halili të marrë një vendim të madh. Përveç Përgjonit dhe Micit, të gjithë lojtarët e tjerë të prapavijës nuk do të jenë pjesë e sezonit të ri ose të paktën kanë shumë pak mundësi që të jenë. Klubi ka bërë një analizë dhe ka arritur në konkluzion, se skuadra ka faj për paraqitjen, por në krye është reparti i mbrojtjes. Nga njëra anë, Najdovski ka ikur nga ekipi, ndërsa edhe Lulaj është pa kontratë. Erjon Hoxhallarit i është komunikuar fakti që nuk është në planet e klubit, por do të shihet se çfarë do të ndodhë.

sfidanti.al