Skënderbeu vazhdon që të mbushë arkat e klubit, duke shitur lojtarët e tij më të mirë në klube të rëndësishme të Evropës. Sulmuesi Ivan Djantou do të transferohet në Danimarkë te skuadra e Sonderyskes. 200 mijë euro do të përfitojë skuadra korçare nga shitja e lojtarit. 22-vjeçari nga Kameruni ka zhvilluar 17 paraqitje me skuadrën korçare këtë sezon dhe ka shënuar edhe 1 gol. Ivan Djantou do të luajë edhe ndeshjen e fundit të sezonit me Skënderbeun (sfidën kundër Vllaznisë në Final 4, e vlefshme për vendin e tretë) dhe më pas do të nisë një aventurë të re në Danimarkë). Sonderyske ka arritur që të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit danez. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi, që do të vijë në përfundim të sezonit futbollistik.
sfidanti.al