Adriano Galliani bën një rrëfim të padëgjuar më parë në lidhje me ish-sulmuesin brazilian, Ronaldinho, i cili gjatë kohës kur mbante të veshur fanellën e Milanit, sigurisht që preferonte të shijonte edhe jetën e natës dhe jo vetëm. “Ai dashuronte birrën e ftohtë dhe femrat. Kishte zbuluar një mënyrë për të rikuperuar gjysmë ore gjumë në ditë sepse natën kishte punë të tjera për të bërë. Shkonte dhe flinte me veshjen e stërvitjes duke mos hequr as takat madje. Hipte më pas në makinë asht i veshur dhe madje flinte edhe në vendin e parë të sediljes duke zbritur menjëherë në fushën stërvitore të Milanelos pa kaluar në dhomën e zhveshjes. Ishte një lojtar fantastik. Në 31 vitet e mija te Milan, koha kur stërviteshin Ronaldo dhe Ronaldinho më tërhiqte më shumë në seancat stërvitore. Çdo ditë, Allegri më ankohej që Ronaldinho shkonte vonë në stërvitje dhe pushonte shumë pak. Një ditë më tëlefonoi dhe më tha se kishte humbur durimin sepse kishte shkuar në stërvitje në kohën e duhur por direkt nga diskoteka”, shprehet Galliani. Në fund ai shton se vendimi për ta rithyer te Flamengo është njëlloj sikur të kthesh një kryevepër në muze, aty ku ka vendin.
sfidanti.al