Chelsea vendos çmimin për Brojën

Gjatë një ndërhyrje në emisionin “Givemesport”, Ben Xhekobs ka thënë të tijën sa i përket të ardhmes së Armando Brojës. “Me aq sa di unë Çelsi nuk ka kërkuar kurrë 50 milionë stërlina për Brojën, por ata ishin të lumtur që kjo shifër u bë publike pasi nëse do të uleshin në tratativa me një klub atëherë do të dërgonin çmimin deri në 35 milionë stërlina”, tha Xhekobs. Fakti që Broja ka grumbulluar shumë pak minuta në fushë nuk ka ndihmuar Çelsin në kërkimin e një blerësi për Brojën. “Aventura e tij me Fulhamin nuk ishte aspak pozitive dhe nëse Çelsi do të ngulë këmbë që të kërkojë 35 milionë stërlina për Brojën më duket se do të jetë më ambicioz se ç’duhet”, komenton Xhekobs.

sfidanti.al