Partizani në pritje të zgjimit të mesfushës

Në ndeshjen kundër Dinamos, Partizani arriti të bënte shumë mirë, por një aspekt ku kemi parë që “demat” të çalojnë në ndeshjet e fundit ka qenë mesfusha. Rrapaj dhe Maget kanë ndjerë ngarkesën fizike dhe në ndeshjet e fundit nuk kemi parë impaktin e zakonshëm të tyre në lojë. Për të fituar derbin do të duhet “zgjimi” i kësaj dysheje dhe me siguri kjo është edhe ajo që stafi është kujdesur të bëjë gjatë javës.

sfidanti.al