Romario rikthehet të luajë futboll

Legjenda brazilaine, Romario rikthehet në fushë rreth dy dekada aps tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur. Në moshën 58-vjeçare, fituesi i Kupës së Botës që numëron 70 ndeshje me fanellën e Brazilit, ka vendosur t’i japë një dorë skuadrës nga Rio de Janeiro, America-RJ,  ku është edhe president. Sipas mediave vendase, ai ka nisur stërvitjen dhe do të luajë përkrah djalit të tij, Romarinho për të realizuar kështu edhe një ëndërr të vjetër të tij. “Tani jam gati t’i jap klubit tim të dashur një dorë ndihme në këto ndeshje të fundit. Kjo ishte edhe ëndrra ime që të ndaja bashkë me djalin një pjesë të fushës”, theksoi Romario, klubi i të cilit militon në divizionin e dytë të futbollit brazilian. Romario po merr pjesë rregullisht në seancat stërvitore, ndërsa ka treguar se me cilësitë që zotëron, mund të bëjë diferencën edhe në këtë moshë.

sfidanti.al