Dy tifozë të mbijetuar në stadiumin “Air Albania”, kur po luante Dinamo me Erzenin, kanë bërë këtë dialog :
-Cili ishte ai gjeni që shpiku këtë skemën “Final 4”?
– Ai gjeni që shpiku skemën e kampionatit është njeriu më i ditur i futbollit tonë, presidenti Duka. . Madje edhe në Europë, në UEFA-n e futbollit.. i ka shokët e pakët . E lutën që të bëhej zëvëndës president i UEFA-s..dhe ai mezi pranoi!
– Po presidentët e futbollit si pranuan këtë skemë tollovitese, që fituesit i kthen në humbës dhe humbësit në fitues?
– E di si më tha një president ? Ne ishim të gjithë kundër, por kur u bë votimi për “Final 4”, sikur na hodhën një ilaç në sallë dhe duart u ngritën vet !
– Po pasi votuan, e vendosën se cili ekip do të dalë kampion?
– Kur e pyetën Dukën se kush e ka radhën, hera e parë që nuk ua tregoi presidenteve : blini sa më shumë bileta për Final 4..se aty do ta mësoni !
Sfidanti.al