Lajmi se Fabio Cannavaro do të mbërrijë në Shqipëri ka zënë një vend të madh në hapësirën mediatike sportive të Shqipërisë. Ish-kampioni i botës që si trajner ka regjistruar vetëm zhgënjime, do të na japë leksione në orët e mësimit të kursit UEFA Pro ku do të na shpikë formulën e futbollit modern dhe në këtë mënyrë, loja në Shqipëri do të transformohet plotësisht si me magji.
Stadiumet nuk do të jenë më me barkun bosh , shkallët do të mbushen dhe futbolli do të na dhurojë lojë e rezultate interesante. Një kampion bote e ka fuqinë të bëjë edhe magji të tilla. Misioni i italianit për të na ndriçuar me formulat fituese do të na bëjë të ëndërrojmë ndoshta treshen e trofeve që si për rastësi, do të vijnë këtë javë nga Manchesteri drejt Tiranës.
Nga Pirro Bardhyli