Rrëzimi (edhe pse ende jo zyrtar) i Kukësit në Kategorinë e Parë pas më shumë se një dekade suksesesh dhe historie përrrallash për skuadrën veriloindore, lë një shije jo shumë të mirë. Në ndeshjen e fundit kundër Tiranës, trajneri Bledar Devolli u përpoq të tregonte se kjo skuadër ka ende një zot dhe si një zë i vetmuar mes turmës, ulëriti me sa kishte në kokë por vështirë se zëri i të mbyturit shkon deri në zyrat e atyre që sot nuk e kanë hallin e verilindorëve. Kur të braktis FSHF duket se të braktis edhe fati por nuk është aspak kështu se në këtë rast Kukësin nuk e ka askush në llogari pikërisht për faktin që sot nuk është më faktor në nivelet vendimëmarrëse, paçka se në fushë po përpiqet me shpirt në dhëmbë të mbajë lart krenarinë e stemës verilindore.
Nëse nuk je në qendër të vëmendjes, me siguri nuk e ke luksin që në situata 50 me 50 apo edhe 60 me 40, të shpresosh për fatin në krahun tënd. Në ndeshjen e Tiranës, thjesht ato tre pikë i hyjnë më shumë në punë skuadrës bardheblu, kaq e thjeshtë është historia dhe me një të rënë të lapsit, Kukësi pa zë mbetet mes 4 rrugëve pasi fatin e verilidnorëve e kanë caktiuar tashmë në nvele të tjera e këtë e ka mësuar i madh e i vogël qysh në fillim të sezonit, pak rëndësi ka nëse veprimet e Ferhatit janë një tallje ndaj djersës së atyre djemve që stërviten fort për të mbajtur lart krenarinë dhe të ndezur shpresën.
Nga Pirro Bardhyli