Mos e harroni kurrë anektodën me prishjen e godinës së Teatrit Populllor! Kur e pyetën të zotin e buldozerit nëse do ta prishnin dhe godinën e “teatrit të futbollit”, përgjigja e tij nuk vdes kurrë…
“ Teatri i futbollit i ka themelet shumë të forta , kurse ky Teatri që prishëm, një të shtyme donte..” Përse e kujtuam këtë ditë historike, tamam në ditët e kësaj jave. Sepse kishte dy ndeshje të denja për “Teatrin me top”.
Dy ndeshje për të kuptuar thelbin përse mbijeton ky futboll , pa tifozë, pa jetë , pa pikë frike nga e keqja që po i merr shpirtin lojës së mbetur. Këto dy ndeshje ishin Vllaznia-Laci dhe Skënderbeu – Teuta . Në të dyja ndeshjet ia dolën miqtë “plot me halle”, ashtu sic kishin kumbuar edhe boritë e Superligës dhe humbën me “besa- besë”… Vllaznia dhe Skënderbeu”.
Në Shkodër, në vendin ku ka lindur kjo lojë , ka ndodhur “magjia e zezë” : tifozët janë zhdukur nga stadiumi , futbollistët nuk festojnë më si “kampionë” në dhomën e zhveshjes , por u kanë dhënë shpresë se në Final 4, kur të ndeshen “oligarkët e kampionatit”, fundi do të jetë i sheqerosur…!
Sfidanti.al