Në Romë kanë nisur të mendojnë për lojtarët që do të jenë pjesë e sezonit të ri. Klubi po planifikon strategjinë për lojtarët që do të kthehen në kryeqytet në qershor nga huazimet e tyre. Janë gjashtë lojtarë nën kontratë me verdhekuqtë, të cilët aktualisht janë diku tjetër. Nisur nga mbrojtja, eksperienca e Marash Kumbullës te Sasuolo duket e destinuar të zgjasë pak. E ardhmja e lojtarit të Kombëtares shqiptare po trajtohet sipas gjendjes së tij. Mbrojtësi do të kthehet në kryeqytet më 30 qershor. Me Sasuolon, 24-vjeçari ka bërë vetëm dy paraqitje që nga janari, me gjithsej 19 minuta të luajtura. Kështu që mundësia është që Kumbulla të shikojë një opsion tjetër për sezonin e ri.
sfidanti.al