Teatër kuqezi me Kilin! Në listë kishim 8 apo 9 sulmues, në fushë..asnjë! Nuk dinim se kë të fusnim nga “heronjtë”,madje i qamë hallin Silvinjos . Kur filloi ndeshja , gara ishte se cili të dezertonte më shumë nga repartet ! Ç‘dreqin ishte ajo që pamë?. Jemi mësuar me gabimet “pikante ” të Hysajt në mbrojtje, por nuk ishim mësuar me atë pamje asfiksuese të mesfushës, ku “truri ynë i serisë A” , Bajrami, sidomos Ramadani, dhe Asllani…nuk ia shkrepnin fare..
Broja apo Manaj? Manaj apo Broja? Këto pyetje paska qënë “Kali i Trojës”, në një ndeshje ku armiku ishim vetë!Sidoqoftë, kjo ndeshje e “paharruar” me Kilin, na la një mesazh të zi : vazhduam regresin e dy ndeshjeve të fundit në grup me Moldavinë dhe Ishujt Faroe . Dhe kur? Tamam në prag të Europianit, kurdisëm një provë gjenerale të pompuar në letër ,dhe të shpifur …në fushë.
Edhe Silvinjo, “magjistari” i ndeshjeve kualifikuese, ka nevojë të monitorohet, siç thotë për futbollistet. Sepse nuk është e hijshme dhe moralisht e shëndetshme , kur del trajneri në ekran dhe i vë kapakun “tenxheres kuqezi” , formulon frazën e dalë boje se.. kush nuk vrapon nuk do të vij në Kombëtare!
Sfidanti.al