Leverkusen merr fitoren e radhës, titulli kampion më pranë

Bayer Leverkusen nuk ul ritmin për asnjë moment, teksa këtë të diel ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Freiburgut dhe të ruajë distancën prej 10 pikësh ndaj Bayernit të Mynihut në renditje. Skuadra e Xabi Alonsos hedh kështu një tjetër hap drejt titullit të parë kampion të Bundesligës, teksa kur kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur, kryeson renditjen me 70 pikë, 10 më shumë se bavarezët e vendit të dytë. “Aspirinat” e nisën vrullshëm dhe gjetën golin e avantazhit me anë të Florian Wirtz që në minutën e dytë, ndërsa Freiburg u përgjigj në minutën e 10 me Doan, duke rikthyer edhe njëherë baraspeshën. Megjithatë Leverkusen vijoi dominimin dhe shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Hlozek në të 40-ën dhe Schick në të 53-tën, për të dyfishuar avantazhin. Freiburg rihapi edhe njëherë ndeshjen me anë të Keitel në të 79-ën, por ky gol shërbeu vetëm për të bërë më interesante minutat e fundit, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-3.

sfidanti.al