Roma, Dybala 10 ditë larg fushave

Paulo Dybala është përjashtuar nga përballja e Romës në Serie A me Sassuolon pasi pësoi një lëndimn të lehtë të muskujve në aduktorin e kofshës së tij të djathtë, një lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushës për të paktën 10 ditë.Pushimi ndërkombëtar i jep kohë Dybalas për t’u rikuperuar, që do të thotë se ai duhet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e verdhekuqve me Leccen më 1 prill. Pas kësaj, skuadra e De Rossit do të përballet me rivalët Lazio në Derby della Capitale më 7 prill.

sfidanti.al