Vllaznia bëhet “tokësore”, Kukësi kërcënon rivalët

Fitorja 2-0 e Kukësit ndaj Vllaznisë hap një skenar të ri në Kategorinë Superiore ku Erzeni mbetet në vendin e parafundit, por verilindorët duket se nuk do të dorëzohen lehtë. Shkodranët i japin fund serisë pozitive që zgjaste prej më shumë se një faze dhe nuk arrijnë që për herë të parë këtë sezon të ngjiten ne krye ku mbetet Egnatia, por ajo që po ndodh në zonën e ftohtë të klasifikimit është shumë interesante. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli, pasi siguroi kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa momentalisht mban fundin e klasifikimit me 25 pikë, 6 më pak se Teuta e vendit të tetë dhe shpresat mund të jenë rindezur me këtë fitore që nuk i lejon durrsakët ta bëjnë gjumin të qetë edhe pse skuadra e Martinit ka një ndeshje më pak e numëron po 31 pikë sa Laçi. Në krye, rrogozhinasit e Egnatias mbeten të pacënuar dhe pavarësisht disfatës 2-0 në Korçë mund të buzëqeshin pasi miti i Vllaznisë së pathyeshme tashmë ka rënë.

sfidanti.al