Kartonët e Ramadanit fusin në kaos Serinë A

Edhe pse u lajmërua se Ramadani nuk do të jetë në takimin e radhës së Leçes, e cila pret në fund të muajit Romën, mësohet se gjithçka ka qenë një keqkuptim. Në ndeshjen përballë Salernitanës, Ramadani mori një karton të verdhë pasi kreu një faull taktik. Ndërsa regjia e “DAZN” e klasifikoi si të skualifikuar për takimin e radhës. Në të vërtetë ky duket se ka qenë një gabim nga ana e kanalit në fjalë, i cili së bashku me “Sky”-n, janë transmetuesit e Serisë A italianë për territorin italian. Sipas zyrtarëve të Leçes është bërë një gabim që është lajmëruar se Ramadani nuk do të jetë në ndeshjen me Romën, pasi kartoni i verdhë që mori shqiptari përballë Salernitanës është i 11-ti sezonal. Për këtë motiv Ramadani do të jetë rregullisht në ndeshjen e radhës së Leçes.

sfidanti.al