Mallkuar rregjizori i “filmit” : Egnatia do të vritet në fund!

Ju kujtohet rregulli i vjetër në kinema : ata që e kishin parë filmin, thërrisnin me ze të lartë  për të na treguar se si do të ishte fundi! Madje, tek filmi  “Helena e Trojës”, lajmësit  e kinemave tregonin se do të vritej Paridi në fund.  Edhe në “kinematë” e futbollit, nuk pritet fundi për të marrë vesh sekretin.Kemi vite që ia kemi blerë mëndjen rregjizorit.

Dhe  tek filmi ynë me top,  ka shumë gjasa  se do të vritet “Egnatia” në fund.  Ndaj pyetja e madhe , medemek sikur vlen 1 milion, cili do ta fitoj kampionatin, s’është veçse një pyetje e vogël, këtej  në anët tona…

E paskan pyetur adhuruesit  dhe servilët e besuar , presidentin Duka, se si e parashikon fundin e “filmit” këtë sezon. Dhe “babushi” i ka mrekulluar me reagimin  e tij:

“Mos dëgjoni ata që thonë se do ta fitoj Vllaznia se ka 105 vjetorin e klubit apo se politika  do që ta lumturoj Shkodrën.  Kam vënë bast me veten këtë herë dhe kam frikë se do ta humbas. Golin pwr titullin nuk do ta bëj unë…”

Sfidanti.al