Në vendimet e radhës së ditës së djeshme, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar me përjashtim nga stadiumet një numër tifozësh. Ashtu siç pritej, klubi i Kukësit është dënuar me katër ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve të tifozëve gjatë sfidës me Erzenin, teksa pushtuan fushën dhe goditën zyrtarët e ndeshje me sende të forta. Ky është vendimi i Disiplinës që për më tepër, vendos afate të pakuptueshme për përjashtimin e tifozëve duke premtuar se do të studiojë sjelljen e tyre dhe nëse jashtë hekurave nuk do të bëjnë zhurmë, atëherë mund t’ua hapë dyert.
Vendim që mund ta aplikojë psh. Premier League ku tifozët janë të identifikueshëm në çdo stadium. Për ta shfarrosur dhunën, Disiplina duket se i ka dhënë zgjidhje problemit por a është dikush që duhet të pyesë: Çfarë i bën këta njerëz që të reagojnë si kafshe të dala nga kafazi? Askush…heshtje, mjafton një e rënë e lapsit për të pezulluar me disa ndeshje ndonjë lojtar, disa vjet ndonjë drejtues apo me afat të pacaktuar 9 tifozë e madje mes tyre edhe një femër e kjo ndodh në kohën kur politikat për afrimin e femrave në stadium po hanë shumë kohë e fonde.
Nga Pirro Bardhyli