Gjurmët e talentit të Leo Messi-t tashmë shihet qartë, që në hapjen zyrtare të MLS-së 2024. Sulmuesi argjentinas, pavarësisht se nuk shënoi, ishte protagonisti i madh i ndeshjes mes Inter Miami dhe Real Salt Lake, ndeshje që përfundoi 2-0 për formacionin e “Pleshtit”. Aleati i spektaklit është ish-bashkëlojtari i tij i Barcelonës, Luis Suarez. Argjentinasi, në një moment, çmendi tifozët me një driblim të jashtëzakonshëm, madje duke kaluar edhe një lojtar të dëmtuar, i cili ishte i shtrirë në fushën e lojës. Në fund mbërriti edhe gjuajtja drejt portës, por topi u devijua nga një mbrojtës kundërshtar.
sfidanti.al