Në një intervistë për ESPN Brasil, Pep Guardiola zbuloi se qëllimi i tij është të drejtojë një ekip, çfarëdo qoftë ai, në një Kupë Bote apo edhe në një Europian: “Do të doja të stërvitja një ekip kombëtar për një Botëror ose një Kampionatin Evropian. Cila përfaqësuese do të më pëlqente? Nuk e di, cila të më dojë! Për të punuar për një ekip kombëtar, duhet të të duan ty, ashtu si në një klub”. I pyetur nëse objektivi do të ishte fitimi i kompeticionit, trajneri i Manchester City-t nuk dëshiron të krijojë asnjë pritshmëri, madje u shpreh se e njëjta gjë ishte kur nisi te Barcelona:
“Nuk e kam menduar kurrë në këtë mënyrë. Kur kam filluar, nuk kam menduar kurrë për të fituar kampionatin apo Ligën e Kampionëve. Jo. Mendova, a kam punë? Në rregull”
Së fundi, spanjolli shpjegoi se kjo mund të mos ndodhë në të ardhmen e afërt, por është diçka që ai dëshiron të bëjë përpara se të tërhiqet: “Do të doja të kisha përvojën e të jetuarit në një kampionat, një kampionat botëror, ose një kampionat evropian, ose një Copa América, ose çfarëdo. Më pëlqen kjo. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo, nëse do të jetë pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë vjet më vonë, por unë do të doja të kisha këtë përvojë në një Kupë Botërore”.
sfidanti.al