Pas disa javësh protestash, ndalesa përfundimtare e investimeve private në Bundesligë ka mbërritur në Gjermani. Komiteti Ekzekutiv i Ligës Gjermane të Futbollit (DFL) vendosi njëzëri gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur në Frankfurt. Asnjë marrëveshje me investitorë të mundshëm të jashtëm për një partneritet marketingu: “Duke marrë parasysh zhvillimet aktuale nuk duket më e mundur vazhdimi i suksesshëm i procesit”, deklaroi Hans-Joachim Ëatzke, zëdhënës i Presidiumit të DFL. Në dhjetor, DFL votoi në favor të hapjes ndaj investimeve të kapitalit privat, me qëllimin e deklaruar për të mbledhur një miliard euro në këmbim të një përqindjeje të të drejtave televizive për 20 vitet e ardhshme. Megjithatë, tashmë në ditët në vijim, gjatë ndeshjeve ndodhën ndërprerje të gjata për shkak të protestave masive të tifozëve gjermanë. Topa tenisi, monedha çokollate dhe sende të tjera u hodhën në fushë, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të disa ndeshjeve.
sfidanti.al