Telashe në horizont për Thomas Zilliacus, ipërmarrësi finlandez që disa kohë më parë shfaqi interes për të privatizuar klubin e Interit Sipas “Bloomberg”, manjati është shpallur në kërkim për shkak të përfshirjes në disa deklarata jonormale të kompanisë Yuuzo ku ai ka qenë drejtues. Ndaj tij është lështuar një mandat arresti nga Singapori dhe sot është shënuar me shenjën e kuqe në skedarët e Interpolit. Sipas hetimeve, në relacionet financiare të viteve 2015 dhe 2016, YuuZoo ka deklaruar bilance të ndryshuara duke fryrë faturat për të manipuluar organet fiskale. Pak kohë më parë, Zilliacus deklaroi se kishte bërë një ofertë shumë të mirë për të bkerë Interin pasi kishte grumbulluar deri në 2.5 miliardë euro që do të financonin klubin zikaltër.
sfidanti.al