Egnatia shkëlqen edhe në Kupë, Vllaznia jo

Kanë përfunduar 2 takimet e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Erzeni ka fituar 2-1 përballë Vllaznisë në Rrogozhinë, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër të turneut. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndonëse nuk kanë munguar rastet për shënim në të dyja kampet. Shijakasit kalojnë në avantazh në fraksionin e dytë të lojës, falë golit të shënuar nga Asani. Shkodranët barazojnë shifrat me Smajlin në minutat e fundit të takimit, por Erzeni reagon dhe arrin të gjejë sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe me Kacbufin.

Erzeni merr një fitore të çmuar dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales, por duhet të luhet edhe ndeshja e kthimit në Shkodër për të përcaktuar emrin e skuadrës që do të vazhdojë më tej rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen tjetër të ditës, Egnatia ka arritur të fitojë 1-0 në transfertë përballë Laçit, falë një goli të shënuar nga Aleksi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95-të të takimit. Sfida ka qenë e ekulibruar dhe ka qenë ky episod në kohën shtesë, që ka vulosur fatin e takimit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas 2 javësh në Rrogozhinë, por pas këtij suksesi Egnatia ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

sfidanti.al