Bregu i Fildishtë mund Nigerinë dhe fiton Kupën e Afrikës

Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës, pasi ka mposhtur me përmbysje 2-1 Nigerinë në finalen e madhe të turneut më të rëndësishëm kontinental. Vendasit fitojnë për herë të tretë në historinë e tyre këtë kompeticion. Nigeria kaloi e para në avantazh me Troost-Ekong, por Kessie barazon shifrat, ndërsa Haller shënon golin e fitores 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Ndonëse nuk shkëlqeu në fazën e grupeve, duke u kualifikuar si një nga të tretat më të mira (rezultate që sollën shkarkimin e trajnerit), Bregu I Fildishtë arriti që të reagojë në ndeshjet me eliminim direkt, duke triumfuar në këtë edicion të Kupës së Afrikës.

sfidanti.al