Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi do të vijojë karrierën e tij në Turqi, te Besiktasi. Bardhezinjtë e Stambollit paguan plot 10 milionë euro për të marrë shërbimet 22-vjeçarit nga Legia e Varshavës. Nga ky transferim, klubi i Tiranës do të përfitojë 1 milion euro, që zotëron 10% të kartonit të Muçit, sipas marrëveshjes së realizuar me Legian në vitin 2021. Asokohe bardheblutë përfituan 500 mijë euro nga shitja e talentit te klubi polak.
Ky do të jetë edhe operacioni me shifrën më të lartë ndonjëherë për Tiranën që i ‘vjel’ kështu Muçit plot 1.5 milionë euro. Apo kur kujton se Muçi u shitper 600 mijë euro tek Legia. Ndërkohë, vetë Muçi ka firmosur një kontratë që do e mbajë të lidhur me Besiktasin për tri sezone e gjysmë, pra deri në verën e vitit 2027 nga ku do të përfitojë 1.8 milionë euro neto në sezon. Gjatë aventurës në Poloni, lojtari i kombëtares shqiptare ka shënuar 21 gola, duke spikatur me Legian e duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të ndryshme.
sfidanti.al