Katari, kampion i Azisë për të dytin edicion radhazi

Katari konfirmohet kampion i Azisë. Kombëtarja e drejtuar nga Felix Sanchez mposhti 3-1 Jordaninë, surprizën e edicionit, në finalen e luajtur në stadiumin “Lusail” të Dohas. 3 gola të kësaj finaleje u realizuan nga pika e bardhë e penalltisë, të gjithë nga këmbët e Akram Afif në minutat e 22’, 73’, 90’. Yazan Al Naimat realizoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 67-të. Për Katarin, fitues i trofeut në vitin 2019, ky është titulli i dytë kontinental radhazi.

sfidanti.al