Seriali  i  Superligës: fund me tmerr, jo  tmerr pa fund?

Si thoni pas asaj që ndodhi:  më mirë të luhej në “Air Albania” , ndeshja Derbi mes Dinamos dhe Partizanit dhe fundi të ishte ai i zakonshmi në këto vitet e fundit, të fitonte Partizani. Apo më mirë është që Dinamo të shkojë t’i luajë ndeshjet në Durrës dhe  “emigrimet meqë janë modë…të dalë fituese me Partizanin. Mos flasim pastaj se si u pleksën  ngjarjet.  Dinamo e kapërceu dy herë realitetin: përmbysi Partizanin  dhe ..ndeshjen! Në fakt,  e do edhe moda jonë, por  edhe ligji i Superligës, që ndeshjet të quhen më të çmendura , lipset të përmbysen…

Tani, sipas zakonit,  thonë e çfarë nuk thonë  pas rokapujës në Derbi. Sikur Partizani qënka futur në një tunel që mban emrin..krizë! Sikur  ai qe mbahet “magjistari” i trajnerëve, Orges Shehi , nuk ka sjellë me vete  magjinë e bardhë,  por të atë të keqen…të zezën.

Thonë edhe tjetrën, sikur Dinamo do të tërbohet deri ne fund, do  futet në zemër të  “4 picave”, tek ajo që quhet “Final 4”.  Nuk dihet se si do të jetë skenari i “filmit”, dihet se  këtë sezon laboratotik, do të vërtetohet shprehja e  njohur: Më mirë një fund me tmerr se sa tmerr pa fund …!

Sfidanti.al