Mbappe “sheik” në Madrid

Kylian Mbappe ka pranuar ofertën e Realit të Madridit që do të shpenzojë jo pak për të veshur me fanellën e bardhë sulmuesin francez i cili do të largohet me parametra zero në fund të sezonit nga PSG por klubi spanjoll do të paguajë menjëherë 100 milionë euro pas firmës në llogarinë e familjes së sulmuesit. Ndërkohë, Mbappe do të përfitojë 25 milionë euro neto, shumë që e arkëton momentalisht edhe në Paris por ajo që do të bëjë diferencën do të jenë të ardhurat nga të drejtat e imazhit. Ato do të ndahen 60 me 40 në favor të 25-vjeçarit, i cili do të marrë pjesën më të madhe duke e detyruar Realin të thyejë në njëfarë mënyre edhe rregulloren e brendshme pasi në të shkuarën klubi nuk ka lejuar më shumë se 50 %. Gjithsesi, ky operacion mund të ketë një kosto të madhe në dhomat e zhveshjes ku ylli më i madh i momentit, Jude Bellingham përfiton vetëm 12 milionë në sezon.

sfidanti.al