Pasi mbajtën të gjithë një qëndrim për kalimin e madh të Hamiton te Ferrari radhën për të folur e ka edhe vetë protagonisti. “Pas 11 vitesh me ‘Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team’ ka ardhur koha të nis një kapitull të ri. Prej 2025-ës do t’i bashkohem ‘Scuderia Ferrari’-t. Ndihem me shumë fat, por edhe shumë i trishtuar pasi me Mercedesin kam nisur bashkëpunimin që në moshën 13-vjeçare. Së bashku kemi fituar trofe dhe kemi thyer rekorde, duke kurorëzuar kështu një ëndërr që e kisha që kur isha i vogël”, nisi rrëfimin e tij Ljuis Hamilton. “Tani është koha që të nis një rrugëtim të ri. Mendoj se do të jetë një aventurë entuziasmuese pasi do të plotësoj një tjetër ëndërr. Në këtë rrugëtim më mungon shumë edhe miku im Niki Lauda. Ai më mbështeste në ç’do vendim timin”, vazhdon rrëfimin e tij piloti britanik.
sfidanti.al