Inzaghi skicon formacionin anti-Juve, Asllani rikthehet në stol

Inter u rikthye shpejt në krye të Serie A duke kaluar sërish presionin te Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që është e detyruar të fitojë në “San Siro”, ndryshe nga zikaltërit që do të ishin komod edhe me një “X”, por sigurisht që Inzaghi dhe të besuarit e tij nuk zbresin në fushë për të mos humbur. Inter kaloi me sukses një moment delikat të sezonit, fituan Superkupën ndërsa u rikthyen në Serie A duke dalë me tre pikë nga transferta përballë Fiorentinës, kjo pa dy titullarë të rëndësishëm si Calhanoglu dhe Barella. Pas dy ditësh pushim, Inter i është rikthyer këtë të mërkurë stërvitjes për të përgatitur si duhet sfidën me Juven. Inzaghi mund të buzëqesh pasi në këtë përballje rikthehet Calhanoglu dhe Barella, me Asllanin që rikthehet sërish në pankinë, por i gatshëm në çdo moment. Në të majtë rikthehet Dimarco i cili u la pushim kundër Fiores, ndërsa në të djathtë ka një balotazh ndërmjet Darmian dhe Dumfries. Në mbrojtje rikthehet Acerbi nga minuta e parë së bashku me Pavard dhe Bastoni. Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me dyshen e sulmit, Lautato-Thuram.

sfidanti.al