Perez nuk pranon të flasë për Mbappe

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez komenton situatën për çështjen “Mbappe” edhe pse ai nuk pranoi të shkepuste shumë fjale rreth bisedimeve. Pas finales së Superkupës së Spanjës ku Reali shkatërroi Barcelonën, Perez refuzoi të përgjigjej por edhe kjo sjellje tregon shumë për situatën e tensionuar pasi numri 7 nuk ka dhënë ende një përgjigje ndaj ofertës që ka ardhur në adresë të tij.

“Jam i lumtur sepse tifozët janë të kënaqur që kanë parë një lojë të mirë. Vinicius ishte fenomenal, prandaj është një nga më të mirët në botë. Nuk është dita për të folur për Mbappe, është dita për të uruar lojtarët që kemi, jo ata të skuadrave të tjera”.

sfidanti.al