Kukësi pa trajner, Nica largohet nga verilindorët

Kukësi mbetet pa trajner ndërsa Stavri Nica largohet nga skuadra e radhës. Tekniku është larguar nga drejtimi i skuadrës verilindore pas humbjes ndaj Vllaznisë në Shkodër që e mban skuadrën verilindore në vendin e parafundit në kampionat dhe tërësisht në zonën e ftohtë të klasifikimit. Nica është trajneri i dytë që largohet nga Kukësi pasi një gjë të tillë e bëri në fillim të sezonit Rrahman Hallaçi ndërsa për teknikun kjo ishte aventura e dytë sezonale pasi u largua edhe nga Laçi menjëherë pas humbjes në ndeshjen e parë të sezonit ën stolin e Laçit. Fitoren e fundit Kukësi e ka regjistruar 9 javë më parë në ndeshjen e fazës së dytë me Vllazninë. Ndeshja e radhës luhet kundër Egnatias më 19 janar në “Kukës Arena”.

sfidanti.al