U afrua gjatë merkatos së verës tek skuadra e Dinamos, por Blendi Krasniqi nuk ka arritur të gjejë shumë hapësira në formacion, prandaj klubi ka vendosur që ta huazojë në Kosovë te skuadra e Gjilanit. Mesfushori 19-vjeçar është aktivizuar në vetëm 8 takime këtë sezon me fanellën e “bluve” në kampionat. Krasniqi rikthehet te skuadra e Gjilanit, aty ku është formuar si futbollist. “FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Gjilanit, për huazimin e mesfushorit Blendi Krasniqi deri në përfundim të sezonit.
Duke parë se në këtë pjesë të kampionatit, hapësirat për Krasniqin ishin të pakta, klubi ynë vlerësoi se rruga e duhur për rritjen e mëtejshme të lojtarit, ishte transferimi në skuadrën e Gjilanit, ku edhe mundësia për të luajtur do të jetë më e madhe”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al