Djali i Maradonës: E di kush e vrau babain tim

Pak më shumë se tre vjet pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, djali i tij i parë,  Diego Armando Maradona Zhunior, ishte i ftuar në emisionin “Verissimo”. Nga historia e betejës ligjore për njohjen e atësisë e deri te momentet e fundit të kaluar së bashku, ish-futbollisti dhe trajneri ka folur për veten në një intervistë të gjatë me Silvia Tofanin. “Është një dhimbje e madhe. Ndjenja e zbrazëtisë nuk do të largohet kurrë. Por afeksioni që e gjithë bota tregon ndaj tij e lehtëson dhimbjen, ose të paktën pjesërisht. Përpiqem t’i shikoj gjërat nga ana pozitive. Kam luftuar për një kohë të gjatë me nënën time dhe me gjithë familjen për njohjen e atësisë dhe në fund kam pasur privilegjin të jem pranë tij dhe të kem një marrëdhënie normale babë e bir. Ishin katër vite shumë të bukura. Ata e vranë, babi mund të kishte shpëtuar veten. E lanë në fatin e tij kur ai mund të shpëtonte vete. Ende nuk e kam pranuar plotësisht këtë humbje dhe nuk mendoj se do ta pranoj ndonjëherë. Nuk ishte koha e duhur ta shihja të vdiste kështu. Nuk isha në gjendje të shkoja në Argjentinë, kur ai ishte i sëmurë. Pak para se të vdiste, babai kishte bërë një operacion në kokë. Një operacion i planifikuar prej disa kohësh, por asgjë serioze. Pas operacionit ai ishte mirë, duke qeshur dhe duke bërë shaka. Bëra një premtim: deri në ditën e fundit të jetës sime do të luftoj për drejtësi.

Është e ndërlikuar të thuash, ka një hetim të hapur dhe ne si fëmijë kemi besim të madh te drejtësia argjentinase. Por jam i bindur që nuk duhej të përfundonte kështu. Ata e vranë, jam i sigurt. Nuk është detyra ime të them se kush e bëri atë tani. Unë kam një ide, por e mbaj për vete. Por jam i sigurt se babai mund ta kishte shpëtuar veten. E lanë në fatin e tij kur diçka mund të ishte bërë”, deklaroi ndër të tjera Diego Armando Maradona Zhunior.

sfidanti.al