Bayerni zhgënjen futbollistin portugez: S’na duhet më

E ardhmja e Joao Palhinhas me sa duket nuk do të jetë te Bayerni i Mynihut. Mesfushori i Fulhamit ishte vetëm një hap larg bavarezëve gushtin e kaluar, kur udhëtoi për në Mynih dhe iu nënshtrua edhe ekzaminimeve mjekësore, të cilat megjithatë nuk i garantuan nënshkrimin e kontratës me gjermanët për shkak të problemeve që u shfaqën mes klubeve. Një transferim i cili u duk se vetëm ishte shtyrë, por që te Bayerni tani nuk e kanë më në plane. Këtë e shpjegoi drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Christoph Freund, i cili e trajtoi çështjen e Palhinhas në konferencën për shtyp, duke mohuar blerjen e tij:

“Ne e donim atë verën e kaluar, por prioriteti tani ishte të forcoheshim në mbrojtje. Për më tepër, Alexander Pavlovic tashmë e ka përmbushur mirë atë rol. Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se kemi një alternativë të mirë të brendshme,” shpjegoi drejtuesi Bayernit.

 

sfidanti.al