Superiorja mbylli siparin e javës së 19-të mbrëmjen e sotme me duelin Vllaznia-Kukësi, teksa do të rikthehet të premten e 19 janarit ku janë të planifikuar të luhen 2 duelet e vlefshme për javën e 20-të. Në orën 13:30, në “Kukës Arena” verilindorët do të presin kryesuesit e Egnatias në një duel që pritet të jetë tepër i luftuar, ndërkohë po ditën e premte në orën 17:00, në “Niko Dovana”, durrsakët e Edi Martinit do të masin forcën me bardheblutë e Tiranës. Të dy skuadrat janë të etura për pikë dhe do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ky takim.
Java e 20-të do të mbyllet ditën e shtunë me 3 duele interesante. Në orën 13:30 në stadiumin e Rrogozhinës, Erzeni pret Vllazninë, ndërkohë që në orën 17:00 dotë luhen paralelisht dy sfida. Partizani pret në “Arenën e Demave”, Laçin e Mirel Josës, teksa në Korçë, Skënderbeu dhe Dinamo do të masin forcën në temperatura të ulta.
sfidanti.al