Federico Dimarco është objektivi kryesor në merkato i Jim Ratcliffe, (sapo ka blerë një pjesë të aksioneve të Manchester United), që synon t’u dhurojë një blerje të bujshme tifozëve të “djajve të kuq” që në merkaton e janarit. Anësori i Interit do të jetë protagonist i sesionit dimëror të “tregut” të futbollistëve, por nuk do të jetë e lehtë që ai të transferohet në Angli. Klubi zikaltër e vlerëson të paktën 60 milionë euro kartonin e lojtarit, që është një pikë fikse në formacionin titullar të Simone Inzaghit.
Për këtë arsye, për të ulur pretendimet ekonomike, Manchester United synon që të përfshijë në tratativë Anthony Martial. Sulmuesi francez pëlqehet nga zikaltërit dhe ka një kontratë me anglezët që skadon në verë. Ndërkohë Dimarco është pranë rinovimit me Interin (ndonëse mungon zyrtarizimi) dhe do të përfitojë një rritje të konsiderueshme (nga 2.2 milionë në 4 milionë) të pagës me kontratën e re.
sfidanti.al